Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk e ka votuar Komisionin Hetimor për Energjinë, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në sallë ishin 61 deputetë, por nga ta votuan veç tre, e të tre abstenuan.
Për këtë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ishte rezultati më i çuditshëm ndonjëherë.
“Konstatojë se ky është rezultati më i çuditshëm që e kam marrë ndonjëherë. Nga 61 deputetë kanë votuar vetëm tre, të tre kanë abstenuar”, ka deklaruar Konjufca.
Ai ka bërë të ditur se seanca është shtyrë për nesër në orën 10:00.