Armaldo Kllogjeri ka qënë së fundmi i ftuar në sezonin e ri të programit “Se Luan Topi”, ku ka zbuluar më shumë për karrierën dhe familjen e tij.
Artistit sigurisht nuk i ka munguar një pyetje rreth BBV, në të cilin Maestro fitoi shumë popullaritet, duke rrëmbyer zemrat e publikut.
I pyetur se si janë marrëdhëniet sot me ish-banorët, Maestro është përgjigjur: “Kam marrëdhënie të mirë me shumicën prej tyre, me Oltën, me Bledi Manen, me Diolën, me Valbonën, me Ronaldon dhe për çudi edhe me Efin. Pavarësisht se me Efin kisha një hatërmbetje kur isha brenda shtëpisë, kur ishim në Përmet kemi kaluar shumë mirë”.
Sa i përket marrëdhënies së tij me Luizin, Kllogjeri është përgjigjur: “Luizi duhet të krijojë marrëdhënie të mira që të kemi një të tillë, që do të thotë se unë nuk kam asnjë lloj marrëdhënie me Luizin”.
Sa i përket marrëdhënies me Kiarën, ai ka shtuar: “Me Kiarën brenda shtëpisë kam patur marrëdhënie shumë të mira, e kam vlerësuar shumë, e kam mbështetur shumë dhe kemi ndenjur shumë bashkë por sot kemi një marrëdhënie të ftohtë”, përfundon Armaldo.