image S’ka koalicion zyrtar mes AKR-së dhe LDK-së

Kosovë

S’ka koalicion zyrtar mes AKR-së dhe LDK-së

news image

Aleanca Kosova e Re nuk ka arritur marrëveshje për koalicion zyrtar me Lidhjen Demokratike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë për Gazetën Sinjali se i kanë pasur dy mundësi me LDK-në, fillimisht për koalicion e më pas për një listë të përbashkët.

“Kemi arritur marrëveshje vetëm për listë. Jemi në listën e tyre. S’ka koalicion. Presim t’i kemi 10 kandidatë për deputetë”, tha Makolli për Gazetën Sinjali.

Në anën tjetër edhe Lutfi Haziri nga LDK-ja tha për Sinjalin se kanë dashur që në zgjedhje të shkojnë pa koalicione parazgjedhore.

/Gazeta Sinjali/