image S’ka interesim për Ndërtimtari e Gjeodezi, shkak matematika

Arsim

S’ka interesim për Ndërtimtari e Gjeodezi, shkak matematika

news image

Të planifikuara ishin 15 paralele të reja në klasat e 10-ta, të ndara në pesë drejtime të ndryshme.

Por në disa prej tyre, ani se atraktive, nuk u arrit të plotësohet numri i nxënësve në banka.

Tri paralele mbetën pa shkollarë në Shkollën Profesionale 28 Nëntori në Kalabri, dy në profilin e ndërtimtarisë e një në atë të gjeodezisë. Shkak duket të jetë lënda e matematikës.

E interesim më i madh është në drejtimet e Arkitekturës e Dizajnit Grafik.

Numri më i vogël i nxënësve në klasa, për mësimdhënësit nuk përbën problem. Madje për ta thonë se është ideale dhënia e mësimit në këto kushte.

E mos interesimi i nxënësve në drejtime të caktuara në shkollat profesionale, për njohësin e arsimit Rinor Qehaja, ka të bëjë me mos përditësimin e këtyre profileve.

Sipas Qehajës, indikator tjetër është se në këto institucione arsimore nuk ka interesim për nxitje të adoleshentëve.

/GazetaSinjali/