image "S'jom pishman, nuk ka asnjë element të korrupsionit", Begaj flet për Sinjalin pasi u dënua nga Gjykata

Drejtësi

“S’jom pishman, nuk ka asnjë element të korrupsionit”, Begaj flet për Sinjalin pasi u dënua nga Gjykata

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 6 muaj burgim ish-kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, i akuzuar për korrupsion, dënim i cili me pëlqimin e tij, do t’i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Begaj po e konsideron këtë vendim si të padrejtë. Në një prononcim për Gazetën Sinjali ai tha se do të ankohet posa ta marrë vendimin, derisa shtoi se nuk është pishman për mënyrën se si ka vepruar.

“Vendimin nuk e kam marr ende, jam i njoftuar që e kanë marrë një vendim. Jom dënu për që e kom maru ni shkollë qatje, ia kom bo mirë që e kom maru. Nuk jom pishman. Është vendim i gjykatës, duhet me respektu, por do të ankohem kur ta marr vendimin”, tha Begaj për Sinjalin.

Ai thotë se vendimi që është marrë është i padrejtë, sepse sipas tij s’ka pasur elemente për ta dënuar.

“Vendimi është i padrejtë për arsye sepse e kam nënshkruar një marrëveshje dhe janë marrë 7 ari, diku 85 për qind e pronës është komunale. Nuk e kam pritur këtë vendim sepse nuk ka asnjë element të korrupsionit, asnjë element nuk ka pasë me m’dënu“, shtoi ai.

/GazetaSinjali/