image Situatë e papritur te grupi i Kosovës, Greqia i merr pikë Spanjës

Futboll

Situatë e papritur te grupi i Kosovës, Greqia i merr pikë Spanjës

news image

Greqia ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në ndeshjet e sotme kualifikuese për botërorin “Katar 2022”, shkruan Sinjali Sport.

“Helenët” i kanë marrë një barazim Spanjës në Granada. Golit të Alvaro Moratas në minutën 33 iu përgjigj Bakasetas nga penaltia në minutën 57.

Deri në fund të ndeshjes Spanja pati mundësi por pa arritur të realizonte.

Në ndeshjen tjetër të grupit Suedia mposhti 1-0 Gjeorgjinë me golin e Claesson në minutën 35.

Kujtojmë që Kosova të dielën pret Suedinë kurse të mërkurën e javës së ardhshme i shkon Spanjës. /Gazeta Sinjali Sporti/