image Situata në Veri, këto janë dezinformatat që po shoqërojnë tensionet

Politikë

Situata në Veri, këto janë dezinformatat që po shoqërojnë tensionet

news image

Qeveria e Kosovës “po përgatitet për përndjekjen e serbëve nga veriu” dhe “ka dërguar forca speciale” atje, pretenduan zyrtarët serbë. Autoritetet në Kosovë i cilësuan si të rreme këto dhe disa informacione të tjera, që shpërndanë zyrtarët dhe mediat në Serbi.

Ato u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të institucioneve. Këto shkëmbime vijnë në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë.

/GazetaSinjali/