image Situata në veri: Escobar viziton sot Serbinë

Politikë

Situata në veri: Escobar viziton sot Serbinë

news image

Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot gjatë ditës do të vizitojë Serbinë. Escobar shkon në Serbi pas vizitës që pati në Kosovë.

Escobar me krerët e Serbisë do të diskutojë për situatën aktuale në veri të Kosovës, heqjen e barrikadave dhe kthimin e serbëve në institucione.

Po ashtu, do të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman për gjetjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi mes Escobar dhe Vuçiqit është planifikuar për në ora 9:30 të mëngjesit, dhe sipas Tanjug do të ketë edhe një komunikatë për media.

Ndryshe Escobar ishte për vizitë në Kosovës ku takoi krerët e shtetit, të cilët kërkuan heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri të vendit.

/GazetaSinjali/