Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se situata është e tensionuar në Mitrovicën e Veriut.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Sveçla u deklarua se kjo po ndodhë pasi “strukturat kriminale atje janë të pakënaqura”.
“Rezistenca e këtyre grupeve herë ka qenë edhe e armatosur, e herë ka qenë e veshur me petk politik nga Beogradi zyrtar”, tha Sveçla.
Ai përmendi aksionet e Policisë dhe vështirësitë e operimit në atë pjesë.