Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar në mesnatë lidhur me situatën e krijuar në Veri të vendit, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Guerot i ka ftuar të gjithë për përmbajtje dhe përgjegjësi.
“Tani është koha që të gjithë të ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi”, ka shkruar ambasadori francez në Twitter.
Guerot ka shpërndarë gjithashtu deklaratën e lëshuar më herët të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.