image Situata me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 9 pacientë në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Situata me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 9 pacientë në gjendje të rëndë

news image

66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky spital kanë njoftuar se 5 Pacientë janë në respirator, 44 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 1 pacientë është shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 179 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

2 lindje kanë qenë gjatë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 i gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Po ashtu është bërë e ditur se 204 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,903 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

/Gazeta Sinjali/