Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 1 mijë e 659 njofton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 352 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 9 mijë e 590 qytetarë.
Numri i të vaksinuarve me dozën e parë ka arritur në 321 mijë e 537.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 166 mijë e 148 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë, duke u imunizuar kështu tërësisht ndaj COVID-19.
Kurse numri total i dozave të administruara të vaksinës është 487 mijë e 685.
Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, në mënyrë që të mposhtet pandemia dhe të mos kemi masa të reja të mbylljes.
Tashmë në Kosovë është bërë e ditur se është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve përhapet më shpejtë sesa variantet tjera të COVID-19.