image Situata me COVID-19/ Mbi 4 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar brenda 24 orëve

Shëndetësi

Situata me COVID-19/ Mbi 4 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar brenda 24 orëve

news image

Edhe pse numri i rasteve pozitive me Covid-19 në vend ka filluar të rritet interesimi për t’u vaksinuar vazhdon të mbetet pothuajse i ngjashëm me ditët e tjera.

Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se brenda 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 4.567 persona, raporton Gazeta Sinjali.

Kurse, deri më tani në vend janë administruar në total 1.737.417 doza ndërsa doza përforcuese deri më tani janë dhënë 44.143 dhe 4.813 doza të treta.

Në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar 2 mijë e 943 raste të reja dhe një rast i vdekjes.

Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të 11 mijë e 563 mostrave.

/GazetaSinjali/

May be an image of text