image Situata e vështirë shëndetësore, Massa flet për legjendën Schumacher

Sporte të tjera

Sport/ Situata e vështirë shëndetësore, Massa flet për legjendën Schumacher

news image

Felipe Massa kaloi vetëm një sezon te Ferrari me Michael Schumacher, por mjaftoi që të ndërtonte një raport fantastik me shtatë herë kampionin e botës në Formula 1. 51-vjeçari pësoi një aksident të frikshëm dhjetorin e vitit 2013.

Ai ishte duke bërë ski me djalin e Mick, djalin e tij dhe përplasja qëlloi fatale. Schumi qëndroi gjashtë muaj në koma dhe prej 6 vitesh vazhdon të kurohet në shtëpinë e tij në Zvicër.

Massa është shumë i lidhur me familjen e legjendës gjermane dhe tregon për Fox Sports se gjendja e shokut të tij nuk është e mirë, por vetëm kaq. Privatësia duhet ruajtur dhe braziliani nuk tregon asgjë më shumë.

Unë e di si ndihet Schumacher, kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë së bashku. Pak më pak me gruan e tij Corinna, sepse vinte rrallë për të ndjekur garat.

Situata aktuale e Michael është e komplikuar. Familja e tij nuk dëshiron të japë ndonjë lajm të veçantë për gjendjen e tij shëndetësore, kështu që kush jam unë që ta bëj?“, thekson braziliani.