image Situata e Trippier e qetë, Manchester United njëherë duhet të largojë Dalotin

Futboll

Situata e Trippier e qetë, Manchester United njëherë duhet të largojë Dalotin

news image

Thashethemet se Kieran Trippier do t’i bashkohet Manchester United janë duke shkuar ngadalë, transmeton Sinjali Sport.

Situata mes Manchester United dhe mbrojtësit anglez është ende e qetë, por djajtë e kuq njëherë duhet të qartësojnë të ardhmen e Diogo Dalot.

Për mbrojtësin portugez, skuadra e Milanos po e dëshiron, mirëpo United kërkojnë 4/5 milionë euro si huazim dhe me të drejtë të blerjes.

Në momentin që largohet Dalot, atëherë Manchesteri do fillojë operacionin Trippier.

Futbollisti i Atletico Madrid ka dëshirë rikthimin në Angli, derisa Los Colchoneros po kërkojnë zëvendësimin e tij.

Florenzi nuk ishte asnjëherë opsion i zëvendësimit, thotë Fabrizio Romano.

/GazetaSinjaliSporti/