image Siria sulm ajror ndaj autokolonës turke, 3 civilë të vdekur

Botë

Botë/ Siria sulm ajror ndaj autokolonës turke, 3 civilë të vdekur

news image

Tre civilë kanë mbetur të vdekur nga një sulm ajror i qeverisë siriane ndaj një karvani turk që po arrinte në një qytet të kapur nga rebelët në veri të Sirisë.

Të paktën 12 persona të tjerë u plagosën në sulmin në provincën Idlib.

Autokolona po shkonte në një nga pikat e saj të vëzhgimit me “përforcime” kur ndodhi sulmi.

Autokolona përfshinte rreth 50 automjete të blinduara, të paktën pesë prej të cilëve ishin tanke.

Siria tha se mbërritja e karvanit në rajon ishte veprim agresioni.

Qindra civilë janë vrarë deri tani, dhe mendohet se shumë të tjerë do të vdesin nëse situata vazhdon të përshkallëzohet.

Turqia, e cila mbështet disa, por jo të gjithë rebelët, ka forca në Idlib si pjesë e marrëveshjes së vitit të kaluar me Rusinë./Sinjali/