Nëntë deputetët e Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Kryetari i Kuvendit, Gluak Konjufca, ka ftuar deputetët e rinj që të japin betimin e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës.
Ndryshe, më 7 nëntor deputetët e Listës Serbe kishin dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, në vargun e dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Ata po kërkojnë themelimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targa.
Presidentja Osmani ka shpallur 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.