image Sinner i pabesueshëm, triumfon në finalen Australian Open - i treti Grand Slam në karrierë

Sporte të tjera

Sinner i pabesueshëm, triumfon në finalen Australian Open – i treti Grand Slam në karrierë

news image

Tenisti italian, Jannik Sinner është fitues i Grandslamit “Australian Open” për vitin 2025.

Numri një i botës ka mposhtur në finale tenistin gjerman, Alexander Zverev në tre sete (6-3 7-6 4-2).

Sinner tashmë ka mbrojtur trofeun e Australian Open, duke e fituar në vite radhazi, pasi e fitoi edhe vitin e kaluar.

23-vjeçari bëhet lojtari i parë italian në histori që fiton tre tituj Slam (2 Australian Open, 1 US Open).

Ndërkohë, Zverev mbetet pa ndonjë trofe Grand Slam të fituar, duke humbur tashmë secilën nga tre finalet e tij të arritura (1 French Open, 1 Australian Open, 1 US Open).

/GazetaSinjaliSport/