Jannik Sinner është kampioni më i ri i Australian Open 2024.
22-vjeçari ka mposhtur në finale tenstin rus, Daniil Medevedev në 5 sete, raporton Sinjali Sporti.
Italiani u ndodh në disavantazh prej dy seteve, vetëm për t’u rikthyer me tri seta të njëpasnjëshëm të fituar dhe arritur trofeun e madh Grand Slam.
Ky është trofeu i parë Grand Slam në karrierën e Sinner.
Ai bëhet italiani i tretë që fiton një Grand Slam dhe i pari që nga viti 1976 (Adriano Panatta në Roland Garros).