COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Si çdo ditë me shi, tuneli te stacioni i autobusëve në Prishtinë vërshohet nga uji

news image

Sa herë që bie shi në Prishtinë, tuneli i cili gjendet në lagjen “Dardania” në Prishtinë vërshohet nga uji, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe sot shkallët dhe tuneli që të dërgon në stacionin e autobusëve në kryeqytet janë mbuluar nga uji.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se uji i mbledhur nga shiu e ka bërë këtë rrugë të pakalueshme.

Anipse, Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti ka investuar në restaurimin e këtyre shkallëve, ende nuk ka gjetur një zgjidhje sa u përket vërshimeve gjatë ditëve me shi./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin