image E pafalshme, shoferi rrezikon jetën e qytetarëve për shkak të telefonit (VIDEO) - Sinjali

E pafalshme, shoferi rrezikon jetën e qytetarëve për shkak të telefonit (VIDEO)

news image

Jeta e banorëve të kryeqytetit, ka raste, kur rrezikohet si pasojë e veprimeve të atyre që kanë përgjegjësinë për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve.

I tillë po konsiderohet edhe një rast i filmuar sot në Prishtinë, ku shihet një shofer i linjave urbane ka bërë kundërvajtje në trafik, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare duke rrezikuar jetën e udhëtarëve.

Ai është kapur nga kamera duke shkruar në telefon teksa ka qenë duke bartur qytetarët nëpër rrugët e kryeqytetit.

Shoferi ka qenë duke qarkulluar me udhëtarë në afërsi të qendrës tregtare AlbiMall. Në këtë mënyrë ai ka vepruar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

Videon e ka dërguar në adresë të Sinjali-t një qytetar i Kosovës.

Edhe ju mund të sinjalizoni për raste të ngjashme, duke dërguar foto, video dhe informata ekskluzive.

Për çdo sinjalizim të publikuar në Sinjali.com, ju do të kompensoheni deri në 100 euro.