image Sinjali sjellë listën me emrat e tetë të arrestuarve që e rrëmbyen shtetasin serb që i mashtroi për viza

Siguri

Sinjali sjellë listën me emrat e tetë të arrestuarve që e rrëmbyen shtetasin serb që i mashtroi për viza

news image

Tetë persona janë arrestuar të martën në orët e mbrëmjes, pasi dyshohet se e rrëmbyen një shtetas serb, i cili iu kishte marrë para duke i premtuar se do t’i pajiste me viza dhe pasaporta të Serbisë. Përveç tyre, për mashtrim është arrestuar edhe vet viktima që u rrëmbye, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e tetë personave të arrestuar dhe të dyshuarit të nëntë, shtetas i Serbisë.

Tetë të dyshuarit e parë do të hetohen për veprën penale “Rrëmbimi”, kurse i dyshuari i nëntë për veprën “Mashtrimi”.

Të dyshuarit u kapën në Ranilluk, kur Policia e zbuloi se e kishin rrëmbyer të dyshuarin tjetër dhe po e dërgonin në Gjilan.

Motiv dyshohet se është hakmarrja, pasi i dyshuari i nëntë u kishte marrë para me premtimin se do t’ua rregullonte dokumentacionet për viza,

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. n

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/