Mëngjesin e sotëm në restorantin Ora në fshatin Baran i Epërm në Pejë një person është plagosur me armë zjarri. I dyshuari për këtë rast ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe tashmë po kërkohet nga Policia, teksa vitkima është dërguar në spital.
Burimet e Sinjalit brenda Spitalit Rajonal atje kanë bërë me dije se personi që është pranuar në këtë qendër për trajtim mjekësor është Flamur Krasniqi, i cili po trajtohet në repartin e Ortopedisë.
Sipas informacioneve të para, viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdesin e ekipit mjekësor.
I dyshuari që e ka plagosur Krasniqin është Arben Gashi nga fshati Buqan.
Nga prokurori kujdestar, vepra është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në Restaurant Ora.
Ndërkohë lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 07:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Baran i Epërm në Pejë ka të shtëna me armë zjarri dhe një person është lënduar. Policia me urgjencë është nis në vendin e ngjarjes, me të arritur rrugës e kanë takuar familjen e viktimës të cilët ishin duke e dërguar të plagosurin në spital”, tha Gashi.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.