image Sinjali sjellë detaje të reja: Polici e plagosi tezakun e tij në Istog, i mituri në gjendje të rëndë

Siguri

Sinjali sjellë detaje të reja: Polici e plagosi tezakun e tij në Istog, i mituri në gjendje të rëndë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur një person në fshatin Dubravë të Istogut. Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e policit, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.

Siç merr vesh Sinjali, polici e ka plagosur djalin e tezës së tij, i cili është po ashtu nga Istogu, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është e rëndë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/