image Sinjali sjellë detaje: Ky është i arrestuari për spiunazh, u kap në Jarinje

Siguri

Sinjali sjellë detaje: Ky është i arrestuari për spiunazh, u kap në Jarinje

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit ka arrestuar mbrëmë një person në rajonin e Mitrovicës, si të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është A.V., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Aleksandar Vlajiq, person i cili prej kohësh kërkohej nga Policia.

Pas arrestimit, Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/