image Sinjali raportoi për mosrespektim të masave në lokalin në Prizren, Policia intervenon

Siguri

Sinjali raportoi për mosrespektim të masave në lokalin në Prizren, Policia intervenon

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se një numër prej më shumë se 50 persona kanë qëndruar në lokalin “Societe Lounge” në Prizren, duke mos e respektuar masat antiCOVID.

Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihet se edhe sonte në këtë lokal ka pasur një numër të madh të njerëzve.

Por, siç merr vesh Sinjali, sonte Policia ka intervenuar në këtë lokal.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar disa video teksa shihen forcat policore duke kryer aksionin.

Ende nuk dihet se a ka pasur apo jo persona të arrestuar.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja. /Gazeta Sinjali/