image Sinjali i Mjekut: Ndikimi i rrezeve të diellit në lëkurë

Analizë

Sinjali i Mjekut: Ndikimi i rrezeve të diellit në lëkurë

news image

Dielli është burim i energjisë dhe ka mjaft përparësi duke filluar nga fotosinteza e deri te mundësia e prodhimit të vitaminës D, thotë për Gazetën Sinjali, Artizana Dushi dermatovenerologe.

“Vitamina D është substancë mjaft e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi, mbron nga inflamacioni , ndihmon muskujt, rregullon shtypjen e gjakut, rregullon funksionin e trurit, mbron nga kanceri etj. Ekspozimi në diell ka shumë rëndësi për shëndetin mendor” – thotë Dushi.

Dielli nxit prodhimin e serotoninës hormon i cili është përgjegjës për rregullimin e disponimit, na ndihmon të jemi të qetë dhe të fokusuar si dhe në mënyrë të tërthortë ndërlidhet me hormonin melatoninë hormon i cili influencon gjumin.

“Ekspozimi i pamjaftueshëm në diell ka pasojë zvogëlimin e nivelit të serotoninës që ka për pasojë depresionin madhor. Mirëpo çdo gjë në natyrë kërkon balans. Drita e diellit sidomos rrezet UVA dhe UVB mund të shkaktojnë dëmtime në lëkurë si djegie, plakje të parakohshme të lëkurës,reaksion fotoalergjik dhe fototoksik ,karcinomë të lëkurës . Aplikimi i masave mbrojtëse ka rëndësi të veçantë ”

Sipas Dushit, gjatë stinës së verës duhet të qëndrojmë më shumë në hije, të përdorim kapelë dhe syze dielli, të veshim rroba të cilat na mbrojnë nga dielli  me ngjyra të hapura dhe të lehta. Sipërfaqet e ekspozuara si fytyra, duart dhe pjesët të cilat nuk mbulohen nga rrobat të mbrohen me krema mbrojtës. Aplikimi i kremave mbrojtëse luan një rol mjaft të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës.

“ Krema duhet të vendoset çdo dy orë, menjëherë pas notit dhe djersitjes si dhe të aplikohet sasi e mjaftueshme e saj. Përzgjedhja e kremës duhet të jetë SPF 30 + e më lartë, ti përshtatet tipit të lëkurës,të jetë resistent ndaj ujit dhe të ketë spektër të gjërë të mbrojtjes ( që nënkupton mbrojtje nga rrezet UVB dhe UVA) Ekziston thënja se lëkura nuk harron ”

Çdo ekspozim i tepruar ne diell gjatë jetës len gjurmët e veta. Lëkura do të humb elasticitetin e saj, lehtë dëmtohet, paraqiten njollat ngjyrë kafe, si dhe lëkura merr ngjyrë dylli. Andaj preventiva ka shumë rëndësi, thotë Dushi.