image SINJALI I FUNDIT/ Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Siguri

SINJALI I FUNDIT/ Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

news image

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një kërcënim me bombë, raporton Gazeta Sinjali.

Tashmë, janë aktivizuar të gjitha njësitë relevante të Policisë, dhe po punohet në kontrollin e detajuar të hapësirave të aeroportit.

Ashtu, sikurse në të kaluarën as tani nuk pritet që kërcënimi të jetë real, megjithatë është obligim i institucioneve të sigurisë që pavarësisht kësaj të bëhet kontrolli i detajuar, dhe derisa të kryhet kontrolli do të pezullohet çdo aktivitet qoftë hyrje apo dalje, thonë burimet e Sinjalit nga aeroporti.

/GazetaSinjali/