image Sindikata e Shërbyesve Korrektues proteston pasi Qeveria nuk ndau shtesa për ta

Sociale

Sindikata e Shërbyesve Korrektues proteston pasi Qeveria nuk ndau shtesa për ta

news image

Sindikata e Shërbimit Korrektues e Kosovës ka mbajtur protestën  në sheshin “Skënderbeu” me kërkesa për Qeverinë e Kosovës në detyrë, e cila siç ka thënë kjo sindikatë nuk e mbajti premtimin, se SHKK-në do ta trajtonte me shtesat mbi pagën bazë sipas Ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sadat Murturi nga kjo sindikatë tha se kjo është e padrejtë dhe se ndihen të diskriminuar.

“Nuk kemi dalë prej qefit, e as për 100 euro, po jemi dalë se jemi diskriminuar si sindikatë”, shtoi ai.

Në anën tjetër Zëvendës Kryetari i Shërbimit Korrektues, Frashër Racaj, i cili tha që janë detyruar që ta zhvillojnë këtë aksion dhe nëse s’plotësohen kërkesat e tyre, do të ndërmarrin masa më radikale.

“Ne presim qe të gëzojmë ketë të drejtë dhe nëse nuk realizohen do vazhdojmë me protesta më radikale duke i ndërprerë edhe disa prej punëve tona”, tha Racaj./Gazeta Sinjali/