image Sindikata e RTK-së takon Nagavcin - kërkon zgjedhjen e bordit, pronës e hetim të financave

Kosovë

Komunikatë/ Sindikata e RTK-së takon Nagavcin – kërkon zgjedhjen e bordit, pronës e hetim të financave

news image

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Radiotelevizion të Kosovës -(RTK) janë pritur sot në takim nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe nënkryetari i Komisionit për Administrë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Valon Ramadani.

Me këtë rast, si nevojë urgjente, sindikalistët kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zgjedhjen e bordit të ri të RTK-së, i cili është jashtë funksionit, për shkak se 7 nga 11 anëtarëve të tij u ka përfunduar mandati.

“Për më shumë se një vit, RTK është pa menaxhment funksional dhe me drejtor gjeneral i cili është zgjedhur nga Bordi i RTK-së pa e përmbushur kriterin e kuotës prej 2/3-ve, sa parashihet me ligjin e Transmetusit Publik”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.  

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së po ashtu kërkuan nga deputetët që të themelojnë Komisionin Hetues Parlamentar në mënyrë që të kuptohet e vërteta rreth gjendjes së përgjithshme në RTK e në veçanti asaj finaciare.

Gjatë këtij takimi, u kërkua që të zgjidhet edhe çështja e pronës së transmetuesit publik si dhe financimi i pavarur.

“Sindikalistët shprehën shqetësimin e tyre rreth gjendjes me të cilën po përballet për tash e një kohë të gjatë Transmetuesi i vetëm Publik në vend, si pasojë e veprimeve të kundërligjshme, kontratave të dëmshme dhe pa mbulesë financiare, kushteve të rënda të punës etj”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Sinjali/