COVID-19

Të infektuar

1070

Të shëruar

841

Të vdekur

30

Letër/ Sindikata e Re e Trepçës i kërkon Qeverisë t’i hetojë dukuritë negative në këtë ndërmarrje

news image

Sindikata e Re e pavarur e minierës ‘’Trepça Sh.A’’ ka bërë një reagim publik përmes një letre të cilën ia drejton Qeverisë së Kosovës dhe disa institucioneve të tjera në vend.

Në reagimin e tyre, ata kanë shprehur pakënaqësi lidhur me siç quajnë ata dukuritë negative të cilat po ndodhin në këtë ndërmarrje, e sidomos në minierën e Stan Tërgut.

Sipas tyre, organizimi i dobët në ndërmarrje po shkakton kriza të vazhdueshme financiare, borxhet po rritën për çdo muaj si rezultat i të hyrave tëulta dhe mos reduktimit tëshpenzimevenë të gjitha minierat dhe flotacionet e Trepçës./GazetaSinjali/

Letra e plotë:

”Të nderuar minatorë dhe punëtorë të Trepça Sh.Adhe institucione të lartë përmendura, ne si sindikatë e re jemi jashtëzakonisht të  shqetësuar për dukurit negative të cilat po ndodhin në ndërmarrjen tonë, e sidomos në minierën e Stan Tërgut.

Ndërmarrja jonë tani qe disa vite po kalon në një periudhe të vështirë financiare dhe organizative, e gjitha kjo nga keq menaxhimi, korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi partiak e klanor, sirezultat i keqpërdorimeve dhe emërtimeve të personave të pakualifikuar dhe tëpapërgjegjshëm në pozitat udhëheqëse dhe dominuese në minierat e Trepçës.

Organizimi i dobët në ndërmarrje po shkakton kriza të vazhdueshme financiare, borxhet po rritën për çdo muaj si rezultat i të hyrave tëulta dhe mos reduktimit tëshpenzimevenë të gjitha minierat dhe flotacionet e Trepçës.

Kriza është thelluar për shkak të mos planifikimeve profesionale dhe dështimeve tëpersonave kyç në arritjen e objektivave prodhuese në minierat e Trepçës. E gjithë kjo është shoqëruar edhe me raportime të rrejshme të prodhimit dhe shpenzimeve të pakontrolluara.

Bordi mbikëqyrës i cili po rrinë i heshtur ndaj veprimeve të stafit menaxhues, ka përkeqësuar edhe më shumë situatën në ndërmarrjen Trepça. Kriza dhe problemet po e pamundësojnë edhe dhënien e pagave me kohë për punëtorët e Trepçës. Raportimet të cilat po prezanton miniera nuk paraqesin gjendjen reale të prodhimit. Raportimi i vlerave (cilësisë) dhe kualitetit dhe prodhimit i cili është i pasaktë (i manipuluar/rrejshëm). Nëse i referohemi muajve të fundit shihen dallime në mes të raporteve të minierës dhe flotacionit ku sasia e xehes e matur në vagën e shiritit 31 raportohet shumë më e ultë (psh. Muajin mars nga miniera e StanTërgut janë raportuar  14.184.50 t xehe, përderisa flotacioni raporton se ka pranuar 10.860 t xehe, kjo mund të dokumentohet edhe përmes raporteve të laboratorit për kualitetin e xehes sëfloatuar dhe koncentratit të përfituar,      (Pb-2.05, Zn-1.98).

Po ashtu është për keqardhje mos reagimi i bordit mbikëqyrës ndaj një profili si ShyqriSadiku i cili si drejtor i prodhimit në minierën e StanTërgut arriti të përfitoj pozitën e përfaqësuesit të punëtorëve në bordin mbikëqyrës nëmënyrë tëkontrabanduar pa vullnetin e plotë të punëtorëve. Pozitat e tij si drejtor i prodhimit dhe përfaqësues i punëtorëve në bordin mbikëqyrës të Trepça sh.a. janë konflikt interesi dhe janë në kundërshtim me ligjin. Ky akt mund të vlerësohet si keq përdorimi më i madh nëndërmarrjen Trepça me të drejtat e punëtoreve. Pjesa më e madhe e punëtorëve janë të pakënaqur me përfaqësuesin e punëtorëve në bordin mbikëqyrës të Trepça sh.a sepse ai kontrabondoi vullnetin e tyre dhe si të tillë pjesa më e madhe e punëtorëve e konsiderojnë si përfaqësues jo legjitim. Është e nevojshme të jepen shpjegime lidhur me emërimin e tij si përfaqësues i punëtorëve në bordin mbikëqyrës të Trepça sh.a., fillimisht shtrohet pyetja: në cilën datë u mbajt kuvendi, ku mbajt, ku janë procesverbalet e mbledhjes së kuvendit, dhe me sa vota u votua “Për” dhe me sa vota “Kundër”. E gjithë kjo na jep të kuptojmë se si është kontrabanduar emërimi i tij në bordin mbikëqyrës të Trepça sh.a.

Po ashtu duhet të theksohet se Sindikata e vjetër e Trepçës në StanTërg ka më tepër se një vit që nuk kanë as kryesi të kompletuar e as kuvend. Sepse disa anëtar janë larguar nga kryesia sindikale dhe kësaj sindikate tashmë i ka skaduar mandati me 16 Prill 2020, dhe si e tillë është duke vepruar në mënyrë jo të ligjshme.

Shtrohet pyetja me çfarë kriteri u bë shkarkimi e bordit paraprak dhe shkarkimi e krye shefit ekzekutiv dhe çka u arrit me këtë veprim. Në rast se janë shkarkuar për arsye financiare mos realizim të pagave me kohë, atëherë duhet të shkarkohet edhe ky bord mbikëqyrës, sepse ekziston rregullorja e brendshme se pagat duhet të ekzekutohen deri me datë 10 të muajit vijues. Apo Trepça Sh.a. është bërë vend eksperimentesh.

Lidhja e thellë dhe me shumë interesa në mes të këtij profili ShyqriSadikut dhe kryesuesit të bordit (nip – daj), po mundëson një heshtje ndaj krizës së shkaktuar në Trepça sh.a. Përveç krizës financiare tash shumë të dukshme me borxhe milionëshe ndaj operatoreve ekonomik, problemet teknike në shfrytëzimin e punishteve po duken edhe më të rënda, dhe me pasoja serioze afat gjate për minierën. Probleme serioze siç janë: rrezikimi i punishteve dhe shfrytëzimi i tyre jashtë rregullave teknike tëxehetarisë, keqpërdorim shumë i madhe i eksplozivit, ngarkim i gurit gëlqeror dhe hidrombushjes, shpenzimet shumë të larta të përpunimit etj.

Përveç krizave të lart cekura, kriza sociale në mes të punëtorëve në minierën e StanTërgutështë përkeqësuar si rezultat i padrejtësive dhe dallimeve të cilat po shkaktohen nga dhënia e benefiteve dhe pozitave udhëheqëse, individëve jo meritor vetëm pse janë pjesë e klanit të udhëhequr nga përfaqësuesi i punëtorëve që njëkohësisht është edhe drejtor i prodhimit.

Ky grup klanor i njerëzve në sindikatën e vjetër që nga muaji prill i vitit 2016 e deri më sot ka mbledhur diku mbi 250.000,00€ dhe asnjëherë nuk ka dhënë llogari për shpenzimin e këtyre mjeteve. Punëtorët e konsiderojnë se duhet të zhvillohen hetimet për formën e shpenzimit të këtyre mjeteve. Punëtorët të cilët janë pjesë e këtij grupacioni po vazhdojnë tëgëzojnëbenefite të shumta, përmes mëditjeve, normave të paligjshme dhe të pa merituara ( ka individ që pagën bazë e ka 812.00€ e i ka marr mbi 1400.00€). Ka punëtor qëbrenda muajit shkurt ka arrit t’i merr 27mëditje, përderisa muaji shkurt ditë pune i ka pasur 18 ditë. E  gjithë kryesia e kësaj sindikate ka marr pozita udhëheqëse pa meritë dhe pa asnjë kriter, shkurt stafi menagjues ka blerë “ paqen” me këtë sindikatë.

Duhet ta kemi të qartë se zgjidhja e problemeve në ndërmarrjen Trepça, nuk arrihet me njerëz pa përgatitje profesionale dhe tëpapërgjegjshëm. Avancimet në Trepça sh.a. janë bërë pa meritë dhe pa zbatuar procedurat ligjore. Shumë ekspert, profesionist dhe intelektual në ndërmarrjen Trepça janë anashkaluar dhe janë lënë jashtë proceseve zhvillimore me qëllim të caktuar nga ky grup klanor i përfaqësuesit të punëtorëve. Vlen të theksohet se në minierën Trepça sh.a., më i madh është numri i pozitave udhëheqëse se sa ifuqisë punëtore. Parregullsitë janë shpërfaq në veçanti në ngritjen e pagave në mënyra jo të ligjshme sidomos në minierën e StanTërgut.

Bazuar në përmbledhjen e shkurtër të problemeve me të cilat ballafaqohet Trepça sh.a., kryesia e sindikatës së re kërkon qëprofili i Shyqyri Sadiku me grupin e tij të hetohet për organizimin e grevave, sabotimeve, prishjeve të qëllimshme të makinerive ( janë prishur me qëllim dy makinat shpuese Bommer në horizontin e X-të dhe XI- të, dëmi është diku rreth 600.000,00€, shpërthimi i gomave të makinave ngarkuese dhe transportuese, etj.) që nga viti 2016 kur erdh në krye të sindikatës.Marrë parasysh se humbjet nga organizimet e këtyregrevave dhe problemet teknike arrin edhe humbjet nëshuma milionëshe.

Po ashtu kërkojmë hetim për rastin e praktikantëve të cilët u mbajtën padrejtësisht për 14 muaj si praktikantë pa pagesë duke shkelur ligjin e punës. Prandaj, ftojmëqeverinë e Republikës së Kosovës, bordin mbikëqyrës, KPMM dhe organet e rendit që të merren me shumëparregullsi dhe keqpërdorime qëkanë ndodhë dhe po ndodhin në këtë minierë. Po ashtu të hetohen profilet e udhëheqësve në pozitatudhëheqëse në minierën e Stan Tërgut, persona të cilët kanëshkatërruar këtë ndërmarrje me greva, protesta, sabotime, prishje të qëllimshëm të makinerive etj.

Ne si sindikatë e re kërkojmë nga organet kompetente tëhetojnë keqpërdorimet në fushat e caktuar:

  • Të hetohet zyra e prokurimit
  • Të hetohet zyra e financave
  • Të hetohen depot e furnizimit
  • Raportimi i saktë i eksploatimit të xehes;
  • Sa janë shpenzimet e eksplozivit sipas normativit?
  • Raportimi i saktë i prodhimit tëkoncentratit tëPb dhe Zn;
  • Raportimi i saktë i përmbajtjes së metaleve nëxehe;
  • Raportimi i saktë i përmbajtjes së metaleve në koncentrat;
  • Sa janë shpenzimet e përpunimit?
  • Sa janë shpenzimet e derivateve?
  • Sa janë shpenzimet e ushqimit?
  • Sa janë shpenzimet e transportit?
  • Sa janëmëditjet shtesë?
  • Sa janë stimulimet shtesë të disa punëtorëve nga 20% , 30% dhe nga 50% të pagës?
  • Sa punëtor u paguan me tejkalim të normës?
  • Sa janë shpenzimet e rrymë?
  • Sa po merren seriozisht me masat e sigurisë në minierë?
  • Si janë kushtet sanitare?
  • Si janë kushtet klimatike në minierë?
  • Pse po vonohen pagat?
  • Cilat janë rezultatet në fund.

Të nderuar kolegë/punëtorë të Ndërmarrjes të Ndërmarrjes Trepça sh.a. ju ishit ata të cilët në situate kritike të ekzistencës se popullit dhe resurseve tona u betuat se do t’ia dilni në ballë të çdo agresioni vulgar të armikut shekullor, të tillë qëndruat, sakrifikuat të bashkuar duke i dhënë botës shembullin më të mirë dhe të guximshëm se si mbrohen resurset e vendit tonë nga çdokush që donë t’i përvetësoj këta margaritarë.

THIRRJA JONË ËSHTË QË TË GJITHË MINATORËT TI HAPIN SYTË DHE TË JEMI TË BASHKUAR SEPSE KËSAJ TREPÇE DHE KËTIJ VENDI SI DHE GJENERATAVE QË VIN PAS NESH UA KEMI BORXH PUNËN.

Shpresojmë se me reagimin e ”Sindikatës së re”, organet kompetente do të merren seriozisht.

Apo në ndërmarrjen Trepça Sh.A. bëni çka të doni se llogari nuk keni me dhënë askujt siç nuk keni dhënë deri më sot!

Me Fat!”


Shpërndaje artikullin