image Sindikata e Punëtorëve të QKUK-së kërkon nga ShSKUK dhe QKUK anulimin e 4 urdhëresave

Shëndetësi

Sindikata e Punëtorëve të QKUK-së kërkon nga ShSKUK dhe QKUK anulimin e 4 urdhëresave

news image

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka kërkuar nga SHSKUK-ja dhe QKUK-ja që t’i anulojnë disa urdhëresa, nëse siç kanë thënë, duan të ruhet paqja sociale dhe të evitohen masat sindikale.

Në njoftim e kësaj sindikate kërkohet anulimi i disa urdhëresave përmes të cilave obligohen kryesisht infermierët. Ndër to, është edhe ajo e cila i obligon infermierët që ta ftojnë mjekun në rast nevoje, duke argumentuar se edhe mjekët do të duhej të ishin në vendin e tyre të punës, pa pasur nevojë për ftesë.

Sindikata kërkon edhe anulimin e urdhëresës që infermieri të shkruhet në hyrje /dalje nga dhoma e pacientit, urdhëresës që infermierët të bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK-së, dhe anulimin e urdhëresës, e cila thotë që infermierët e turneve të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve.

“Duke e respektuar kohën e fazës së transicionit dhe të akomodimit të menaxhmentit të ri të SHSKUK/QKUK, kërkojmë që deri ditën e premte (30/09/2022), ditë kur do kemi takimin e radhë së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, këto urdhëresa të shfuqizohen. Në rast të injorimit dhe mosreflektimit, do marrim vendimin për masa dhe veprime sindikale, të cilat nuk përjashtojnë protestat dhe grevat”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor.

/GazetaSinjali/