Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari, duke shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e tij.
Përmes një telegrami ngushëllimi, sindikata ka vlerësuar kontributin e të ndjerit dhe ka shprehur solidaritet me të gjithë ata që u prekën nga kjo humbje.
“Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit, duke u uruar forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje. Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, thuhet në mesazhin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Nga kjo sindikatë kanë theksuar se janë pranë familjes së të ndjerit në këto momente të vështira.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!