image Sindikata e Infermierëve ultimatum Zemajt dhe Krasniqit për dyfishim të pagesave për ndërrimin e natës

Shëndetësi

Sindikata e Infermierëve ultimatum Zemajt dhe Krasniqit për dyfishim të pagesave për ndërrimin e natës

news image

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe u.d të Drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e kësaj sindikate kanë kërkuar që deri në ditën e premte të takohen me kryeministrin, Avdullah Hoti, duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh atëherë do të merret vendim që të gjithë infermierët të futen në grevë.

“Kërkesa e përfaqësuesve të Sindikatës së Infermiereve për ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorin e SHSKUK-së ishte që deri ditën e premte, të takohemi me kryemistrin z.Hoti për një vendim të Qeverisë për ngritje për 100% të pagesave të ndërrimeve të natës. Nëse kërkesa jonë nuk aprovohet deri ditën e premte, sigurisht që kryesia e sindikatës do të dalë me vendim për futjen në grevë të gjithë infermierëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kësaj Sindikate.

Njoftimi i plotë:

Sot përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, zhvilluan takim me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe u.d. drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi. Temë kryesore e takimit ishte puna e infermierëve dhe nevoja urgjente për ngritje të pagesave për ndërrimet e natës, nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro. Kërkesa e përfaqësuesve të Sindikatës së Infermiereve për Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e SHSKUK-së ishte që deri ditën e premte, të takohemi me kryemistrin z.Hoti për një vendim të Qeverisë për ngritje për 100% të pagesave të ndërrimeve të natës. Nëse kërkesa jonë nuk aprovohet deri ditën e premte, sigurisht që kryesia e Sindikatës do të dal me vendim për futjen në grevë të gjithë infermierëve. /Gazeta Sinjali/