image Sindikata e Infermierëve - ShSKUK-së: Nuk u thirrëm për monitorim në provimin pranues - Sinjali

Sindikata e Infermierëve – ShSKUK-së: Nuk u thirrëm për monitorim në provimin pranues

news image

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor është shprehur e shqetësuar pasi që përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se ata nuk janë ftuar për të monitoruar procesin e mbajtjes së provimit pranues për punëtorët shëndetësorë në SHSKUK.

Sipas Sindikatës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë konsiderojnë që në këtë rast është shkelur e drejta e tyre.

Ata kanë bërë të ditur se do të fillojnë me procedurat e ankesës duke filluar nga Inspektorati i Punës, Avokati i Popullit dhe Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor shpreh shqetësimin e thellë me rastin e injorimit të organizatës sonë për pjesëmarrje në cilësinë e monitoruesit nga ana e SHSKUK/QKUK gjatë procesit të mbajtjes së provimit pranues për infermier, mami, laborant, teknik të radiologjisë dhe logoped, pozita këto të publikuara në konkursin e datës 12/08/2021 nga SHSKUK/QKUK, me nr. protokoli 5491, ndërsa si process i zhvilluar me datë 07/10/202.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor me kohë ka njoftuar institucionet për legjitimitetin e organizatës sonë si dhe të drejtat tona bazuar në Ligjin mbi Organizimin Sindikal në Kosovë nr. 04/L-011 si dhe plotësimin e kritereve të dalura nga ky ligj, madje duke e tejkaluar përqindjen e caktuar lidhur me të drejtën e përfaqësimit dhe përfshirjes në procese.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor konsideron që në këtë rast është shkelur e drejta e organizatës sonë për pjesëmarrje në këtë proces bazuar në Nenin 17, paragrafi 2 i Ligjit mbi Organizimin Sindikal në Kosovë nr. 04/L-011, është cenuar legjitimiteti sindikal bazuar në Nenin 16 të po këtij ligji, paragrafi 1 si dhe është shkelur Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi nr. 05/L-021, Nenet 1,2,3,4,5,7 dhe neni 22.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor mbështetë fuqishëm parimin e transparencës dhe qëndron kundër çdo lloji të diskriminimit dhe shkeljeve të të drejtave të tjetrit.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nuk e legjitimon jotransparencën në asnjë mënyre, ndërsa përjashtimin nga proceset e garantuara me ligjet në fuqi e konsideron shkelje të të drejtave, cenim të legjitimitetit, diskriminim dhe tendencë për minimizim të rolit dhe rëndësisë brenda komuniteteve respektive.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor mbështet parimin që secili duhet të ketë mundësi reale, kushte të barabarta si dhe proces të drejtë dhe fer, me ç’rast kësaj radhe konsiderojmë që me përjashtimin dhe injorimin e organizatës sonë në procesin e pranimit në punë të këtyre profesionistëve në këtë konkurs publik, të gjitha këto janë kompromituar.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor njofton opinionin e gjerë që do filloj me procedurat ankesës duke filluar nga Inspektorati I Punës, Avokati I Popullit dhe Ministria e Shëndetësisë në mënyrë që të ndërmarrën masa adekuate, brenda kornizave ligjore dhe kompetencave të këtyre institucioneve me qëllim të fuqizimit të zbatimit dhe respektimit të ligjeve dhe hjekjen e dyshimeve lidhur me këtë proces.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor mbetet e përkushtuar në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me secilën organizatë dhe institucion përderisa ky bashkëpunim dhe këto marrëdhënie nuk i cenojnë interesat e komuniteteve që ne përfaqësojmë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin