image Sindikata e infermierëve nesër në takim me Zemajn, kërkojnë ngritje të pagesës së ndërrimeve të natës

Shëndetësi

Sindikata e infermierëve nesër në takim me Zemajn, kërkojnë ngritje të pagesës së ndërrimeve të natës

news image

Sindikata e infermierëve të Kosovës ka njoftuar se nesër në orën 10:30, në drejtorinë e QKUK-së në Prishtinë do ta mbajnë një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, si dhe u.d. të SHSKUK-së, Valbon Krasniqin, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, kjo sindikatë ka bërë të ditur se temë kryesore do të jetë ngritja e pagesës së ndërrimeve të natës, por edhe pagesës së orë shtesë dhe rrezikshmërisë.

“Menjëherë pas takimit rreth orë 11:00, përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës do të mbajnë konferencë për medie”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/