Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dyfishimin e pagesës për infermierët që punojnë në ndërrimin e natës, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga 18 euro sa paguhet një infermier për ndërrimin e natës, kjo sindikatë kërkon që pagesa të dyfishohet në 36 euro.
Ministër, kur do e shohim titullin në media: “Ministri nënshkruan rritjen e ndërrimeve të natës për infermier nga 18€ në 36€”?!”, thuhet në reagimin e tyre./Gazeta Sinjali/