image Sindi qan nga akuzat e Mevlanit, ky është reagimi i Melisës

Bota e Yjeve

Sindi qan nga akuzat e Mevlanit, ky është reagimi i Melisës

news image

Takimi i Mevlanit dhe Sindin ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Pasi Mevlani i tha: “Pse bën sikur ke më shumë mend se ne se ke dy vite më shumë shkollë se ne. Ik moj se ty t’ka ofenduar Zoti”.

Kaq mjaftoi, që Sindi të hiqte mikrofonin dhe të linte takimin përgjysmë.

Më pas në studio ajo filloi të qante: “Nuk e di pse ma përmendin shkollën kaq shumë kur unë s’flas kurrë për këtë. Asnjë nuk e di se sa keq kam hequr unë atje. Kur më është dashur të punoj e mësoj tërë kohës për të bërë prindërit e mi krenarë”.

Ndërkohë Melisa, vajza me të cilën Sindi ka pasur konfliktet më të shumta, e ka përqafuar për t’i dhënë mbështetje./Gazeta Sinjali/