Ditën e sotme Melisa dhe Sindi patën një përplasje virtuale me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit kërkoi që të gjithë këngëtarët e dalë nga Për’puthen të hiqnin dorë nga muzika, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç duket, Melisa nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe ka reagur sot përmes një videoje të gjatë të postuar në InstaStory, ku Melisa shprehet se dhe Sindi mund ta kishte shfrytëzuar famën e marrë nga Për’puthen, për të bërë diçka më të mirë në jetën e saj.
Mirëpo më vonë Sindi është bërë pishman për deklaratën e saj dhe i ka kërkuar falje publikisht Melisës. Ajo e ka fshirë postimin dhe i ka kërkuar ndjesë ish-konkurrentes së Përputhen.
“Gjërat shkojnë gjithmonë në ekstrem kur bëhet fjalë për ëndrrat tona. Megjithatë kërkoj ndjesë meqënëse të kam shqetësuar ty apo dikë tjetër! Të uroj gjithë të mirat!”, shkruan Sindi.