image Sinani: Vuçiqi po mundohet ta zvogëlojë numrin e shqiptarëve në Serbi

Politikë

Sinani: Vuçiqi po mundohet ta zvogëlojë numrin e shqiptarëve në Serbi

news image

Këshilltarja e politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb për regjistrimin e popullsisë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po paralajmëron synimin e tij për shtrembërimin e rezultateve të regjistrimit së popullsisë për ta zvogëluar numrin e shqiptarëve në Serbi”, tha Sinani.

Këshilltarja e Kurtit më tej theksoi se me deklaratën e tij të fundit se numrat e deritanishëm të të regjistruarve shqiptarë ‘nuk është real’ dhe se ‘numri i saktë i shqiptarëve në Serbi nuk do të dihet kurrë’.

“Presidenti Vuçiq jo vetëm po ndërhyn drejtpërdrejtë në organet që do të duhej të ishin të pavarura dhe po shantazhon institucionet që do të merren me përpunimin e të dhënave të regjistrimit, por edhe po paralajmëron synimin e tij politik për ta zvogëluar numrin e shqiptarëve në Serbi”, tha Sinani.

Ajo fton autoritetet përgjegjëse shtetërore që ta kryejnë punën me profesionalizëm dhe organizatat ndërkombëtare që po monitorojnë procesin e regjistrimit në Serbi që të ndjekin me vëmendje deklaratat dhe veprimet e pushtetit qendror në Beograd.

/GazetaSinjali/