image Sinani: Shqiptarët e Luginës tash kanë edhe mbështetje financiare nga Kosova

Sinani: Shqiptarët e Luginës tash kanë edhe mbështetje financiare nga Kosova

news image

Këshilltarja politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafi për mbështetje financiare për shqiptarët e Luginës.

Ajo e ka quajtur lajm të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ashtu siç u dakorduam me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti që nga emërimi në detyrën e këshilltares politike u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit”, tha Sinani.

Këshilltarja politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, theksoi se përmes këtij memorandumi të nënshkruar nga kryeministri Kurti dhe kryetari i KKSH Ragmi Mustafi, shqiptarët e Luginës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar do të përfitojnë përkrahjen financiare për ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

Në bazë të këtij memorandumi, KKSh-ja obligohet që të operacionalizojë Fondin për Mbështetje Financiare për Luginën.

“Pafundësisht falënderuese Qeverisë së Republikës së Kosovës gjegjësisht kryeministrit Albin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, tha ish kryetarja e Preshevës.

/GazetaSinjali/