Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se protesta “kthema adresën” në Medvegjë ishte zë I fuqishëm për barazi dhe drejtësi.
“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje”.
Sinani tha se Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.
“Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”.