image Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: I ftoj që të bëjnë hetim publik, të kuptojnë qytetarët e Kosovës se kush po e thotë të vërtetën

Drejtësi

Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: I ftoj që të bëjnë hetim publik, të kuptojnë qytetarët e Kosovës se kush po e thotë të vërtetën

news image

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka reaguar pas raportimit që ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të këtij misioni, Malcolm Simmons, bëri në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se deklarata e tij është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale.

Përmes një komunikate për media, EULEX theksoi se pretendimet e Simmons i shohin si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe të vetë BE-së.

Disa orë më pas, EULEX-it i është kundërpërgjigjur Simmons, i cili kërkoi që të bëhet një hetim i plotë publik, e më pas “t’ua lënë qytetarëve të Kosovës të gjykojë kush po e thotë të vërtetën”.

“EULEX-i vazhdimisht ka shtrembëruar të vërtetën dhe drejtësinë. I ftoj Lars-Gunnar Wigemark dhe EULEX-in në Kosovë të bashkëpunojnë për një hetim të plotë publik. T’i lëmë qytetarët e Kosovës ta gjykojnë se kush po e thotë të vërtetën”, shkroi Simmons në Twitter./Gazeta Sinjali/