image Simiq për marrëveshjen e targave në Bruksel: Është në interesa të serbëve

Politikë

Simiq për marrëveshjen e targave në Bruksel: Është në interesa të serbëve

news image

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se marrëveshja që u arrit dje në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë “vlerëson interesat e serbëve”.

Duke pretenduar se Njësia Speciale e Kosovës ua ka dëmtuar disa vetura serbëve, ai thotë se “kjo tregon se ata (Njësia Speciale) nuk mund ta fshehin zhgënjimin se serbët nuk u përfshinë në provokime për 11 ditë”.

“Forcat Speciale dëmtuan qëllimisht dhjetë automjete private të parkuara në pronësi të serbëve. Me sa duket ata nuk mund ta fshehin zhgënjimin që qytetarët tanë nuk u përfshinë në provokime në 11 ditët e fundit dhe se sot u arrit një marrëveshje që vlerësonte interesat e njerëzve tanë. E njëjta gjë ndodhi në vendkalimin Jarinje kur automjetet private të gazetarëve u gërvishtën”, ka thënë Simiq.

Kujtojmë se dje në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat, ku nesër gjatë ditës pritet që barrikadat dhe njësia speciale e Policisë së Kosovës të largohen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

/GazetaSinjali/