Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për caktimin e masës ndaj pesë të dyshuarve të arrestuar sot për krime lufte kundër popullsisë civile.
Pesë të arrestuarit po dyshohen për krime lufte në Reçak.
Prokurori special Ilir Morina do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Personat e arrestuar janë N.B. nga Shtëprca dhe ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. I dyshuari i dytë S.J, banues në Shtërpcë ish-polic i Ministrisë i Punëve të Brendshme të Serbisë. B.P Shtërpcë ish-polic i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që është arrestuar në Merdar.
I dyshuari katërt S.N. banues në Shtërpcë dhe ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. I dyshuari i pestë S.S banues në Gjilan dhe punëtor në shërbimet postare në Serbi, dhe pjesë e formacioneve policore në Policinë e Punëve të Brendshme të Serbisë në kohën e kryerjes së veprës penale.
Prokurori ka bërë të ditur se është realizuar kërkim edhe për një ish-polic serb në Shtërpcë, por i njëjti nuk është hasur në vendbanim dhe nuk është arritur të arrestohet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!