image Sikur Putini, gjuha e Vuçiqit për serbët në Kosovë merr vëmendjen e mediave botërore

Botë

Sikur Putini, gjuha e Vuçiqit për serbët në Kosovë merr vëmendjen e mediave botërore

news image

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, të dielën i është drejtuar popullit serb për takimin të cilin më 18 gusht e ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Mediumi “Independent”, fjalimin e tij e ka quajtur “të zjarrtë”, pasi aty Vuçiq bëri akuza.

Ka thënë se “Prishtina po dëshiron të largojë serbët nga Kosova”.

Për këto pretendime medium prestigjioz, raportoi se “Vuçiq nuk ka ofruar fakte”.

Fakte nuk kishte ofruar as presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili pretendonte se “rusët në Ukrainë po persekutohen”, raportonin mediat ndërkombëtare.

Njëjtë po pretendon edhe Vuçiqi, pra pa fakte.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë gjatë muajit të fundit ka thënë se “Serbia mund ta sulmojë Kosovën”.

E Vuçiqi, po pretendon se “Kosova dëshiron sulmin e serbëve”.

“Nëse NATO nuk i mbron serbët, atëherë duhet t’i mbrojmë Ne”, ka thënë Vuçiq.

Por NATO ia ka bërë me dije atij se aleanca euroatlantike e ka detyrë ruajtjen e paqes në Kosovë.

(1) Sinjali | Facebook