image Gazetari: Më sulmoi sigurimi i Veselit

Kosovë

Media/ Gazetari: Më sulmoi sigurimi i Veselit

news image

Sigurimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një gazetar të televizionit T7.

Gazetari ishte futur në një lokal ku ishte duke qëndruar Veseli dhe në tentim për të shkuar për ta marrë një prononcim nga ai, gazetari është ndaluar nga sigurimi.

Gazetari pasi ka dalur jashtë lokalit, ka thënë se është sulmuar pas kokës nga një sigurim i kryeparlamentarit Veseli.

Partia e Veselit, PDK, dje ka lëshuar një komunikatë, përmes së cilës ka kërkuar nga qytetarët që ta injorojnë Gazetën Express dhe televizionin T7. /Sinjali/