image Siguria kombëtare, Biden nënshkruan direktivën mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Botë

Siguria kombëtare, Biden nënshkruan direktivën mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale

news image

Presidenti i SHBA-së, Jo Bien, nënshkroi të enjten një direktivë që i kërkon Pentagonit dhe agjencive të zbulimit që të përqafojnë me shpejtësi teknologjinë e inteligjencës artificiale, si një çështje që i përket sigurisë kombëtare.

Direktiva synon që Shtetet e Bashkuara të mbajnë rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ndërsa synon parandalimin që vendi të bie viktimë e manipulimeve me këtë teknologji nga vende kundërshtare si Kina.

Memorandumi, ku inteligjenca artificiale (AI) cilësohet si “një teknologji përcaktuese për epokën”, gjithashtu parashtron udhëzime për të cilat Shtëpia e Bardhë thotë se janë krijuar për të parandaluar përdorimin e AI për të dëmtuar liritë civile ose të drejtat e njeriut.

Rregullat e reja do të “sigurojnë që agjencitë tona të sigurisë kombëtare t’i përdorin këto teknologji në mënyra që përputhen me vlerat tona”, tha për gazetarët një zyrtar i lartë i administratës, duke folur për memorandumin në kushte anonimiteti përpara publikimit të tij zyrtar, raporton Zëri i Amerikës.

/GazetaSinjali/