image Sigal Prishtina triumfon në 'El Classico', mposht Trepçën në "Minatori"

Basketboll

Sigal Prishtina triumfon në ‘El Classico’, mposht Trepçën në “Minatori”

news image

Në një super ndeshje të zhvilluar në Mitrovicë dhe dramatike deri në fund, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 18-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 86:88 (27:20, 15:24, 28:22, 16:22).

Drama vazhdoi deri në fund. ‘Xehetarët’ fituan periudhën e tretë 28:22, dhe drama ishte deri në fund, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, deri në fund vendimtar ishin pikët nga Rashid Mahalbashiq.

Te vendasit u dalluan Michael Myers me 15 pikë e 16 kërcime, Drilon Hajrizi dhe Tekele Cotton me nga 21 pikë, ndërsa te mysafirët u dalluan Tyrrel Tate me 24 pikë dhe Jawachi Nzeakor me 19 pikë e pesë kërcime.

Trepça ka 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Sigal Prishtina ka dhjetë fitore e tetë humbje.

/GazetaSinjaliSport/