Në finalen e Eurovizionit, Shqipëria dha pikë për disa shtete evropiane, duke vlerësuar Greqinë me maksimum të pikëve, gjithsej 12, e më sa paku Moldavinë, me vetëm 1.
Por, publiku shqiptar i ka dhënë pikë edhe Serbisë, duke e vlerësuar performancën e tyre me 3 pikë.
Ndryshe nga shqiptarët, serbët nuk vlerësuan se duhet të dërgohet ndonjë pikë për Ronela Hajatin e cila përfaqësonte Shqipërinë, kjo sepse votat e publikut nga Serbia në finalen e Eurovizionit, nuk tregojnë asnjë pikë për Shqipërinë, teksa më së shumti votuan për Moldavinë, gjegjësisht maksimumi 12 pikë.
Sipas mesazheve të dërguara nga Serbia, 10 pikë i takuan Spanjës, tetë Norvegjisë.
Ukraina mori shtatë pikë nga publiku serb, Estonia gjashtë dhe Rumania pesë.
Italia ka marrë katër pikë nga mesazhet, Lituania tre, Franca një dhe Suedia po ashtu.